Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | NATO “alarmohet” për luftë në Ballkan

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pasditen e së hënës do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Kjo vizitë vjen një ditë pas paralajmërimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për riorganizim të struktuarave paramilitare me krye me Milan Radoijçiqin, por edhe paralajmërimeve tjera se Rusia po synon të nxisë konfilikt në Ballkanin Perëndimor. Shefi NATO-së, Jens Stoltenberg paraditën e së hënës do të vizitojë Bosnje dhe Hercegovinën, ndërsa siç bëhet e ditur, pasdite do të qëndrojë për vizitë në Kosovë e pas Kosovës do të vizitojë edhe Serbinë. Sipas raportimeve të deri tanishme, Stoltenberg do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Advertisement