Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Nesër në Bruksel, por Kurti shkon me kushte të forta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas paralajmërimeve për takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, ka thënë se nuk ka dialog nëse Serbia nuk dënohet apo sanksionohet pas sulmit në Banjskë. Kjo deklaratë po bëhet një ditë pas ftesës së BE-së për takim mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel. “Nëse nuk do të ketë dënime dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që bënë, definitivisht nuk do të ketë dialog.” – ka thënë Kurti. “Ne do të përfundojmë në një menaxhim të dështuar të krizës dhe do të harrojmë fare për normalizimin” – ka thënë tutje ai për Finacial Times. Kurti i akuzoi sulmuesit se “po mundoheshin që të nisnin një konflikt të armatosur të ri, një luftë të re në Kosovë për ta aneksuar pjesën veriore të vendit tonë”. Ai tha se pas sulmit të 24 shtatorit, “gjithçka ka ndryshuar. Nuk mund t’i kthehemi punës si zakonisht.” Tutje Kurti sipas raportimti i ka bërë thirrje emisarit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që të ndalonte “së konsideruari Serbinë si forcë e natyrës, një lloj arushe iracionale të cilës duhet t’i hedhim qengja për ta qetësuar. Kjo duhet të marrë fund për hir të normalizimit, paqes e sigurisë.” Kjo deklaratë e Kurtit vjen një ditë pas njoftimit të Bashkimit Evropian se Kurti dhe Vuçiq janë ftuar për takim të enjtën më 26 tetor në Bruksel. “Liderët e Kosovës dhe Serbisë janë ftuar të marrin pjesë në takimin për mbështetjen e dialogut në margjinat e takimit të Këshillit Evropian më vonë gjatë kësaj jave.” – ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Advertisement