Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Një pako dhuratë në kufi/ Sa përfiton Vuçiç nga tensionet?

Tensionet e fundit në veri kanë nxitur reagime të shumta ndërkombëtare. Në kohen kur Kosova dhe Serbia janë në procesin e bisedimeve për zbatimin e Marrëveshjes Bazë, këto tensione po shihen si pengesë për procesin e Brukselit. Duke dënuar këto ngjarje, diplomatë e politikanë vendorë dhe ndërkombëtarë kanë dhënë vlerësimet e tyre se në favor të kujt shkojnë këto trazira. Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby, ka thënë se këto ngjarje më së shumti e ndihmojnë presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai ka thënë se në kohën kur presidenti serb po përballet me preson të brendshëm këto tensionet e ndihmojnë atë. “Zoti Vuçiq nuk është i pakënaqur kur sheh veprimet e zotit Kurti. Kundërshtimi i qeverisë në Prishtinë gjithmonë nxit përkrahjen e mbështetësve të zotit Vuçiç brenda Serbisë. Zoti Vuçiç ka nevojë për ndihmë pikërisht tani. Pas vrasjeve masive të njëpasnjëshme në Serbi, zoti Vuçiç është nën presion të madh të brendshëm pasi me dhjetëra mijëra serbë në mbarë vendin kanë dalë në rrugë duke kërkuar veprim kundër bandave dhe banditëve që kanë pllakosur Serbinë për vite me radhë”, ka thënë ai. Sipas tij, këto veprime po ia ofrojnë një mundësi të artë. “Shumë prej këtyre banditëve, përveç aktivitetit të tyre kriminal, i kanë dhënë zotit Vuçiç përkrahje për të frikësuar armiqtë. Demonstruesit kanë kërkuar gjithashtu t’i jepet fund mbulimit me lavdi të kriminelëve në televizionin privat serb, “TV Pink” dhe media të tjera të kontrolluara nga Vuçiç. Prandaj, veprimet e zotit Kurti i kanë ofruar zotit Vuçiç një mundësi të artë për t’i larguar njerëzit nga hallet e tij të brendshme duke u mbështetur tek serbët në Kosovë dhe shqiptarëve të pabesë në veri të Kosovës dhe në Prishtinë”, ka vlerësuar diplomati amerikan. Të njëjtin mendim ka edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Advertisement