Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Nuk është Asociacion, por Autonomi e serbëve

“Asociacion më nuk ka, tash ka autonomi”. Kështu e përkufizoi krejt përmbajtjen e draft-Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një intervistë në Pressing të T7. Rreth autenticitetit të draft-Statutit të publikuar nga Burim Ramadani, Abdixhiku hoqi të gjitha dilemat. Është po ai draft, e tha prerazi Abdixhiku; për të vazhduar shtjellimin e përmbajtjes së saj; që sipas tij përkethehet në asgjë më pak se autonomi territoriale brenda Kosovës për komunat të banuara me shumicë serbe. Abdixhiku e tha me tonet më të ashpra dhe ironike se “Asociacioni është ‘aq i mirë’ sa që i referohet Rezolutës 12/44…është ‘aq i mirë’ sa që i merr kompetencat ekzekutive komunave…është ‘aq i mirë’ që tejkalon Gjykatën Kushtetuese në Gjykatë të Arbitrazhit”. Qytatarët “duhet ta dinë të vërtetën”, tha Abdixhiku, dhe vërteta, siç e shprehu kreu i LDK-së, është hiç premtuese. “Nëse dikush ju thotë që unë do ta zhbëj Marrëveshjen e Ohrit, po ju gënjen…Kushdo që thotë Marrëveshjen e Ohrit e zhbëj, gabon. Kushdo që ju thotë që s’është autonomi, ju gënjen. kushdo që ju thotë që draft-Statuti që nuk i referohet Rezolutës 12/44 …”. Por, jo thjesht autonomi; frika e LDK-së, tha Abdixhiku, është “evoluimi” i saj në procesin 10 vjeçar të mbikëqyrjes nga Bashkimi Evropian, “ku ka gjasa legale, reale dhe politike” që të mund të përfundojë “në federalizim të shtetit të Kosovës”. E po qe se ndodh ky federalizim “atëherë nuk ka duhet më as njohja nga Serbia”, u shpreh ai.

Advertisement