Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Pse po dështon plani i Vuçiç për të sunduar edhe 10 vite Serbinë?

Për disa arsye si duket i gjithë problemi është në telashe dhe ka hyrë në qorr sokak, që tek Vucic ka shkaktuar një sulm paniku të butë. Gabimi i llogarisë dhe huqja e momentit e detyrojnë atë të përshpejtojë drejt vendosjes së kornizave të Lëvizjes së tij nacionaliste-populiste para zgjedhjeve që priten në pranverë të 2024 në Serbi, transmeton Gazeta Metro. Presidenti serb Aleksandar Vucic rishtas ka braktisur kreun e partisë në pushtet Progresivët e Serbisë për të themeluar njëlloj lëvizje popullore mbi partiake pan-serbe me të cilën në të vërtetë zgjedhjet e ardhshme, me shumë gjasë të parakohshme, do të realizonte shumicën absolute në Kuvendin e Serbisë dhe do t’ia mundësonte vetes pushtetin për vite të tëra shkruan gazeta kroate Jutarnji List, trasnmeton Gazeta Metro. Por, si duket kriza e tanishme politike, që ndodhi si pasojë e vrasjeve të tmerrshme në masë që nxiti protestat më të mëdha anti-regjimit në Serbi, problemet rreth Kosovës (Vucic si asnjëherë është mbështetet për muri pasi Uashingtoni dhe Brukseli kanë vendosur që të zgjidhin nyjën kosovare më së voni deri në mes të vitit të vitit të ardhshëm) e kanë vënë gjithë atë projekt në telashe, nëse jo në qorr sokak, duke i shkaktuar Vucic një sulm të lehtë paniku. Vucic e kishte ideuar atë lëvizje popullore si një platformë koalicioni partiak, në të cilën ai realisht veten do ta përcaktonte si prijësi i gjithë partive dhe organizatave të regjimit, posaçërisht këto të krahut e spektrit djathtist nacionalist-populist. Me këtë unifikim të këtij numri të madh të opsioneve pro-regjimit ai do t’ia dilte të arrinte një shumicë të konsiderueshme në kuvendin serb dhe kështu të unifikuar do të ballafaqohej me një opozitë të vogël dhe të përçarë. Përpos kësaj, ai kështu do të largonte nga vetja barrën e kompromentuar të Partisë Progresive të Serbisë.

Advertisement