Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Radha e Listës Serbe për të vendosur kushte

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka shprehur sërish kërkesat, plotësimi i të cilave do të mundësonte që partia më e madhe e serbëve të Kosovës të marrë pjesë në zgjedhje, të cilat bashkësia ndërkombëtare i sheh si një rrugëdalje nga kriza aktuale në veri. Këto kërkesa ai i ka bërë në një konferencë për media në Mitrovicë të Veriut, pas takimit me ish-të dërguarin special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell. Rakiq tha se “përfaqësuesit (politik) dhe populli serb në veri” kërkojnë tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës, amnistinë e të gjithë serbëve të arrestuar që morën pjesë në barrikada apo protesta dhe dorëheqjen e kryetarëve shqiptarë të komunave në veri të vendit. “Dhe sigurisht, kushti i të gjitha kushteve është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Rakiq në konferencën e përbashkët me Richard Grenell. Takimin me Grenell, Lista Serbe e zhvilloi në veri të Kosovës, ku tensionet janë rritur javët e fundit. Serbët bojkotuan zgjedhjet lokale të 23 prillit dhe nuk i pranojnë rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Grenell tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të bisedojë me përfaqësuesit politikë të serbëve dhe se “de-përshkallëzimi nuk ndodh në Bruksel”.

Advertisement