Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Radojiçiç i lirë/ Avokati i tij me lidhje të forta në drejtësi

Farsa disa-orëshe e Serbisë me arrestimin e Milan Radoiçiq mori fund shpejt. Terroristi e kryekrimineli serb u lirua nga Gjykata e Beogradit, lidhur me sulmin terrorist në Kosovë. Megjithatë, kjo farsë që zgjati pak, lidhjet i ka të qarta. Milan Radoiçiq dhe avokati i tij kanë raporte të ngushta me prokurorë e gjykatës të njohur në Beograd, disa prej të cilëve edhe e liruan biznesmenin e politikanin në listën e zezë të Amerikës. Së fundmi, gazeta e pavarur serbe Nova.rs ka publikuar një artikull që dëshmon lidhjet e Radoiçiqit dhe avokatit të tij me Prokurorinë e Gjykatat në Beogad. Avokati i Radoiçiqit, Goran Petronjieviq, po del se ka lidhje të ngushta me Nenad Stenfaoviqin, udhëheqës i Prokurorisë së Lartë të Beogradit. Kjo u konfirmua edhe qysh para arrestimit të Radoiçiqit, kur avokati i tij tha se nuk ka shansa që klienti i tij të qëndrojë në burg. “I takon opinionit që fillimisht të pyesë veten nëse mund të presin një procedurë të paanshme dhe ligjore, nëse merret parasysh se gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të Novi Sadit, Ivana Josifoviq, kryetarja e Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Stefanoviq, e gjyqtarëve dhe prokurorëve, është në të njëjtën kohë në marrëdhënie shumë të ngushta me Goran Petronijeviq – avokat mbrojtës i Radoiçiqit, i cili është i njohur për të gjithë gjyqësorin. Stefanoviq nuk e fsheh gjithashtu se është privatisht i afërt me Petronijeviqin, i cili është mysafir i rregullt në festimet e tij., ka thënë një burim serb për gazetën Nova. Lidhje e avokatit të Radoiçiqit janë edhe me zyrtarë tjerë të lartë të institucioneve të drejtësisë.

Advertisement