Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | “Rrethohet Moska”/ Kërcënimi i parë për Putinin nga Wagner

Udhëheqësi i grupit mercenar rus, Ëagner, Yevgeny Prigozhin, është zotuar se do t’i provojë të gjitha mënyrat për të rrëzuar udhëheqësinë ushtarake të Rusisë, disa orë pasi Kremlini e ka akuzuar atë për “rebelim të armatosur”. Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka thënë të shtunën kombit se, disa rusë janë “mashtruar në aventurë kriminale” – pa i përmendur në mënyrë specifike luftëtarët e Ëagnerit. Ai ka thënë se e ardhmja e Rusisë është rrezikuar, duke i përshkruar veprimet e kryengritësve si “thikë pas shpine”. Pa e përmendur as emrin e Prigozhinit, Putin ka thënë se “ambiciet” e mëdha, kanë çuar në “tradhti”. Presidenti rus ka paralajmëruar për “ndëshkim të pashmangshëm” për ata që e ndajnë shoqërinë ruse. Ai ka thënë se gjendja shtetërore kundër terrorizmit është duke u zbatuar në Moskë dhe në disa rajone tjera. Putin e ka përfunduar adresimin duke thënë se i ka marrë të gjitha vendimet e duhura për t’u përballur me krizën, dhe është zotuar se do ta mbrojë Rusinë. Ndërkohë, Prigozhin ka thënë më 24 qershor se forcat e tij janë duke e pushtuar selinë e ushtrisë ruse në qytetin Rostov-on-Don, dhe do ta marrin kontrollin e zonave ushtarake dhe aeroportit të këtij qyteti. Sipas tij, burrat e Ëagnerit do ta shkatërrojnë secilin që u del përpara. “Ne jemi brenda selisë ushtarake, është ora 7:30 e mëngjesit”, ka thënë Prigozhin.

Advertisement