Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Shqiprim Arifi “gjen fajtor” Kurtin për humbjen e tij në zgjedhje

Shqiptarët në Luginë kanë garuar me dy lista të ndara në zgjedhjet parlamentare serbe. Shaip Kamberi do të jetë përsëri deputet në këtë parlament. Por, pas fitores së tij, në Preshevë, ka pasur reagime të shumta. Shqiprim Arifi ka qenë shumë i zëshëm, madje ai ka fajësuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti gjoja për pjesëmarrjen e ulët të votuesve shqiptarë në Luginë. “Javë më herët, kemi paralajmëruar se shqiptarët në Luginë do të bojkotojnë këto zgjedhje, gjë e cila ka ndodhur. Kjo, si pasojë e përfshirjes së kryeministrit Kurti, i cili ka përçarë spektrin politik shqiptarë në Luginë në dy lista për garën në zgjedhjet parlamentare”, thuhet në deklaratën tij. Analisti Faton Mehmeti, në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se akuzat e Arifit ndaj Kurtit nuk qëndrojnë.

Advertisement