Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Si do e boshatis Kosovën, liberalizimi i vizave?

Nga 1 janari, kosovarët gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza nëpër vendet e zonës Schengen, të përbërë prej 27 vendesh evropiane. Ky proces solli edhe shqetësime për ndikimin që mund ta ketë liberalizimi i vizave te migrimi i të rinjve. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2022, nga Kosova u larguan rreth 41.500 banorë. Ndër arsyet e cekura për emigrim ishte edhe punësimi. Banka Botërore thotë se, sipas parashikimeve, tregu i punës do të vazhdojë të ndikohet nga migrimi i ligjshëm i fuqisë punëtore edhe pas liberalizimit të vizave, ashtu si edhe në të kaluarën

Advertisement