Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Të shtëna me armë në veri/ Vuçiç vë në lëvizje ushtrinë

Policia e Kosovës hyri në objektet komunale të Zveçanit dhe të Zubin Potokut – komuna të banuara me shumicë serbe – përkundër rezistencës së një grupi qytetarësh. Paraprakisht, policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse. Ajo përdori gazin lotsjellës dhe shok-bombat për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar. Në vendngjarje u panë edhe automjete të ndihmës së shpejtë. Autoritetet e Kosovës fajësuan “strukturat kriminale dhe ilegale” të Serbisë për përshkallzimin e situatës. “Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjeg jësi të plotë për përshkallëzimin”, shkroi në Tëitter Blerim Vela, shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani. I menjëhershëm ishte reagimi i Beogradit zyrtar, ku presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dha urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe në nivelin më të lartë. Ky vendim u mor për shkak të situatës në Kosovë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Radio-Televizioni i Serbisë raportoi se ushtria serbe ka marrë urdhër që “të lëvizë urgjentisht” drejt kufirit me Kosovën. REL-i nuk ka mundur ta konfirmojë në mënyrë të pavarur këtë informacion. Kryetarët e tri komunave me shumicë serbe – që të gjithë shqiptarë – u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë. Ndonëse thanë se, së shpejti, do të nisin punën nga objektet komunale, nuk ishte e qartë se kur do të ndërmerrej një hap i tillë.

Advertisement