Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | “The Guardian” rrëfen të pathënat e trazirave në veri

Derisa një valë e re dhune ka goditur veriun e Kosovës, një nga kryetarët e komunave, zgjedhja e të cilit ndezi zemërimin serb, thotë se bandat kriminale po e udhëheqin “revoltën” I ulur pas një tavoline të zbrazur në një dhomë të vogël në veri të Kosovës, kryetari Izmir Zeqiri, ende po mësohet me “shkëlqimin” e vëmendjes ndërkombëtare. “Nuk ishte qëllimi im të bëhesha njëri i famshëm”, thotë ai derisa telefoni i tij vazhdimisht bie. “Ne menduam se më shumë njerëz do të garonin dhe nuk e imagjinonim se mund të fitonim”. Kjo nuk është modesti e rreme, shkruan The Guardian të dielën. Zeqiri është një nga qindra shqiptarë etnikë në komunën me shumicë serbe të Zubin Potokut dhe kandidatura e tij në zgjedhjet e prillit ishte një gjest simbolik. Por kur Lista Serbe, partia e mbështetur nga Beogradi që kontrollon pjesën më të madhe të jetës publike në komunat veriore me shumicë serbe, vendosi të bojkotoj zgjedhjet dhe urdhëroi votuesit serbë të ndiqnin të njëjtin shembull, Zeqiri u hodh para një stuhie. Ai fitoi 197 vota, me një pjesëmarrje prej 6 për qind, 17 më shumë se kundërshtari i tij i vetëm, kështu që javën e kaluar ai u betua. Kryetarët shqiptarë u betuan edhe në tri komunat tjera veriore pas pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje. Serbët që bojkotuan, të tërbuar nga perspektiva e sundimit nga shqiptarët etnikë, dolën në rrugë pasi kryeministri Albin Kurti urdhëroi kryetarët e rinj të merrnin detyrat e tyre. Tensionet ishin aq të larta sa që kryetarët duhej të shoqëroheshin në zyrat e tyre nga njësitë speciale të Policisë. Të hënën, paqeruajtësit e NATO-s, të shqetësuar se përleshjet mund të përshkallëzoheshin, dërguan trupa para komunave. Aty u takuan me demonstrues që përfshinin njerëz të maskuar me armë dhe eksplozivë

Advertisement