Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | The Times: Kurti doli kundër pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pamjen e lënduar të një djaloshi të ri në shkollë që ia merr mendja se ka bërë krejt çka është e duhur për t’u përshtatur por sheh që askush s’po e do. Por, Albin Kurti – që javën e kaluar dërgoi kryetarë etnikë shqiptarë në katër qytete me shumicë serbe përkundët këshillës së ShBA’së, MB’së dhe BE’së, miqtë më të afërm të Kosovës – është i papenduar. E ndëshkuan qëndrimin e tij duke ia përjashtuar forcat nga ushtrimi i udhëhequr nga NATO. Beson se shpërblimi i tij pas lënies metaforike jashtë ekipit të futbollit do të jetë disfata e plotë e armikut më të vjetër jetësor të tij, Presidenti ultra-nacionalist i Serbisë, Vuçiqi, ish-shefi i të cilit njëherë e kishte burgosur. “Neve na duhet ndihma e ShBA’së, MB’së dhe BE’së”, tha ai për The Times në një intervistë gjatë fundjavës. “Por, kjo ndihmë s’duhet të drejtohet në bërjen e qefit të autokratëve”. Kriza e fundit në Ballkan mund të tingëllojë e parëndësishme, duke përfshirë katër kryetarë lokalë që u shërbejnë një popullate prej 50 mijë banorëve. Por, nuk e ka vendosur thjesht Kurtin kundër Vuçiqit, por Kurtin kundër forcave të cilat me intervenimin ushtarak të tyre kundër ish-liderit të ndjerë Sllobodan Millosheviq, çuan në pavarësinë e Kosovës. Ata kanë harxhuar një dekadë duke provuar ta ngrejnë Vuçiqin nga miku më i afërt i tij, Presidenti Putin. Për shkak se Vuçiq, që ishte ministër i informacionit i Millosheviqit, luan nxehtë e ftohtë me Evropën, shpesh duke u kthyer kah lindja, e nganjëherë kah perëndimi. Zyrtarisht Serbia provon të anëtarëohet në BE. Me përqendrimin diplomatik dhe ushtarak të angazhuar plotësisht në Ukrainë, gjëja e fundit që Perëndimi dëshiron është një tjetër konfrontim – prandaj edhe grindja me Kurtin, kur ai këmbënguli për të mbajtur një qëndrim të ashpër.

Advertisement