Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Vjosa Osmani i zë vendin Kurtit/ Kryeministri në hije diplomatike

Kritikat e evropianëve dhe amerikanëve ndaj kryeministrit, Albin Kurti si duket i ka dhënë më shumë hapësirë presidentes, Vjosa Osmani e cila ka pasur takime të rëndësishme në SHBA në kuadër të aktiviteteve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë në Kosovë, presidentja Osmani po komentohet si një “figurë e ardhshme” që mund të luaj rol kundër kryeministrit Kurti pas përplasjeve të tij me ndërkombëtarët për dialogun me Serbinë. Analistët të zhvillimeve politike, po e shohin si mundësi që presidentja, Vjosa Osmani, po “përdoret” nga SHBA-ja dhe BE-ja për të përçuar një mesazh te kryeministri Kurti, i cili sipas tyre, është izoluar nga ndërkombëtarët për shkak të situatës aktuale politike në vend dhe dialogut me Serbinë. Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se takimet e presidentes Osmani në Nju Jork gjatë aktiviteteve të Asamblesë së Përgjithashme të Kombeve të Bashkuara, është një mundësi të cilën Kurti e ka humbur. Muharremi thotë së SHBA-ja dhe BE-ja po e përdorin Vjosa Osmanin si një “alternativë”, kundër Kurtit. “Po e shiqon Vjosën në televizion duke shkëlqy atje. Sikurse më herë, BE dhe SHBA po e përdorin Presidentën me theksu dhe kriju kontrast mes izolimit të Kurtit dhe përqafimit të Osmanit. Po thonë “shif, nesë ti nuk do, kemi alternativa tjera”. Kështu ja bënë edhe në qershor në Chisinau kur Osmani takoj Vuciq, por edhe Macronin dhe Scholz.” – ka shkruar Muharremi në Facebook. Gjithashtu, edhe analisti i politikës, Valon Syla, ka pyetur nëse “diplomacia perëndimore” Vjosa Osmanin po e sheh si figurë e ardhshme. “A eshte investim i diplomacisë perëndimore VVjosa si figurë e ardhshme kosovare… apo aq sa me ndihmu rrëzimin e Qeverisë Kurti? Pyetje që vlen të analizohet. Kurti është te shpija momentalisht

Advertisement