Aktualitet
Spektakël fishekzjarresh dhe koncert në shëtitore, si u prit Viti i Ri 2022 në Durrës (VIDEO)
Një Vit i Ri që iu kishte munguar durrsakëve dhe shqiptarëve, por jo vetëm. 2022 ka trokitur edhe në Durrës, që për një natë i është gëzuar jo vetëm festës, por edhe heqjes së orës policore për shkak të pandemisë.
Qindra qytetarë kanë pritur Vitin e Ri në shëtitoren “Taulantia” duke shijuar koncertin e këngëtares Marsela Çibukaj dhe spektaklin e fishekzjarreve.
Qielli i Durrësit është mbuluar nga dritat e fishekzjarrëve, sapo akrepat kanë shënuar ndërrimin e viteve.
Në ekranin e madh të vendosur në shëtitore nisi numërimi mbrapsht sapo akrepat iu afruan 12-ës, ndërsa u shfaq eedhe godina shumëkatëshe e Dubait Burj Khalifa e cila u ngjyros kuq e zi.