“Të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë luftën në Rripin e Gazës”, tha ministri i Jashtëm palestinez Riyad al-Maliki.

Al-Maliki falënderoi Ankaranë për mbështetjen e palëkundur për çështjen palestineze, gjatë fjalimit të tij në një forum në Antalia.

Konservatori islamik Erdogan është një kritik i vendosur i politikës së Izraelit për Palestinën dhe kundërshton klasifikimin e Hamasit si një organizatë terroriste, të shpallur tashmë nga vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Homologët e Al-Malikit, Sameh Shoukri i Egjiptit dhe Hakan Fidan i Turqisë, dënuan sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza gjatë bisedimeve dje në Antalia

“AP është e vetmja fuqi legjitime për të administruar Gazën e pasluftës”, tha al-Maliki, duke hedhur poshtë planet e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të patur një kontroll të plotë mbi Gazën dhe konsideruar ato si “politikisht të pavlefshme”.