Connect with us

Politike

Strategjia e re e opozitës/ Berisha tregon pse hapi TikTok

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tregoi se përse ka hapur një llogari në TikTok. I ftuar mbrëmbjen e sotme në emisionin “Opinion”, Berisha u shpreh se ka qenë ide e tij hapja e një llogarie në rrjetin social TikTok, por është shtyrë për shkaqe të ndryshme. Po ashtu, ai shtoi se pasioni për teknologjinë e ka shoqëruar për dekada.

PJESË NGA BISEDA:

Blendi Fevziu: Tiktoku ç’tu desh? Në Facebook e mbaj mend kur keni hyrë, në Instagram e mbaj mend kur u futët, besoj dy vitet e fundit, por TikTok-u ç’ju desh?

Sali Berisha: Është më i preferuari i adoleshentëve dhe moshës pranë tyre. Pavarësisht nga interesi i tyre për politikën, komunikimi me ta është i rëndësishëm. Nuk synon komunikim politik me ta, por si pjesë e rëndësishme e rinisë shqiptare. Ka qenë ide e imja, nuk e kopjova Berlusconin. Unë komunikoj vetë vetëm në Facebook. Nuk jam i lidhur me fotografinë, por me fjalën. Përfaqësonte të shkuarën gjithnji, ndaj dhe pasioni im për Instagramin është relativ. TikTok ka videon. E kam pasion por edhe për të thithur elektoratin. është hapur para 2 orësh dhe ka pasur mbi 8500 followers.

Advertisement