Connect with us

Bota

Stratosferike numrat e infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Itali

Ditën e sotme në Itali është shënuar numri më i lartë i infektimeve nga COVID-19 në valën e dytë të pandemisë.

Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 34,283 persona.

Betejën me jetën fatkeqësisht e ka humbur 753 persona duke çuar numrin e viktimave nga virusi fatal në 47,217 në të gjithë vendin nga fillimi i pandemisë.

Rajoni më i prekur mbetet Lombardia me 7,633 infeksione të reja, e ndjekur nga Campania me 3,657 dhe Piemonte me 3,281.

Italia po përjeton një situatë tepër të vështirë si sociale ashtu edhe ekonomike. Pavarësisht masave izoluese dhe kufizuese nga qeveria italiane numrat e infektimeve dhe vdekjeve mbeten stratosferike.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *