Pinknews
Stresi i bën thirrje publike policisë: “Fantazmën nuk mund ta zini kurrë”!
Stresi ishte ndër të parët që organizoi protestën për vrasjen e Klodian Rashës, por ka vendosur të tërhqiet. Gjatë një videoje live në Instagram, reperi është shprehur se nuk do të përfshihet më në të dhe se mund ta vazhdojë kush të dëshirojë.
Ai rikthesoi se e ngriti vetë këtë kauzë kaq të madhe se tani ka vendosur që të mos e vazhdpjë më tej. Stresi nuk e tregoi se çfarë e shtyu drejt këtij vendimi, por u shpreh se hallet e familjes së tij i di vetëm ai dhe askush tjetër. Ndërkohë reperi tha për të disatën herë se nuk ka pasur qëllime politike pas kësaj proteste, duke qenë se është akuzuar se e ka organizuar në emër të Partisë Demokratike.
Me një video nga shtëpia e tij ai tha se rrezikon burgun dhe se është ende në arrati, pasi është shpallur në kërkim nga policia.
Reperi është larguar nga lagjia e tij për t’i shpëtuar policisë, të cilës i ka bërë thirrje disa herë në rrjete sociale.
Në një video live në Instagram, Stresi është shprehur se nuk ka pse t’i kërkojë ndjesë policisë, ndërsa ironizon duke i thënë policëve që ta gjejnë në Youtube.
“Unë nuk jam në Shqipëri e dashur polici shqiptare dhe as nuk e tregoj se ku ndodhem. Kështu që mos rrini tek lagjia ime 30 policë duke fjet gjumë sepse kam kamerat e pallatit. Mos hidhni përgjuesa në ballkon, e keni të kotë fantazmën nuk mund ta zini kurrë. Nëse më kërkoni mua se ku jam, futuni në Youtube dhe del fytyra ime.Mos rrini në lagjen time sepse unë nuk iu kam bërë gjë. I keni të gjitha videot dhe prandaj jeni duke plasur se nuk mund të gjeni gabim në atë protestë. Thjesht unë jam organizator i asaj proteste të parë dhe që hapi kauzën kundra shtetit që na kanë vrarë shokun dhe munden me na vrarë prap.”- ka thënë reperi.