Bota
STUDIMI – Antitrupat e krijuar në luftimin ndaj Covid-19, mund të shkaktojnë një zgjatje të simptomave dhe dëmtime
SHBA-Nivelet ekstreme të antitrupave në sistemin imunitar mund të shkaktojnë simptoma të rënda të koronavirusit dhe të shkaktojnë një zgjatje në përballimin e tij.
Sipas një studimi nga Universtiti Yale, pacientët e infektuar me Covid-19, kanë një numër të lartë të antitrupave në gjakun e tyre që bllokojnë antitrupat e trajtimit të infeksionit në trup dhe sulmojnë disa zona, duke përfshirë trurin, enët e gjakut dhe mëlçinë.
Kjo mund të shpjegojë pse disa të sëmurë nga Covid-19 përjetojnë simptoma më shumë se të tjerët të tilla si lodhja, frymëmarrja dhe problemet e trurit.
Studiuesit në Universitetin Yale numëruan numrin e antitrupave në gjakun e 194 punonjësve të spitalit dhe pacientëve me Covid-19 krahasuar me 30 anëtarë të shëndetshëm të stafit.
Ata zbuluan se njerëzit që nuk ishin infektuar kishin shumë më pak auto-antitrupa sesa ata që kishin virusin. Një grup tjetër i testeve zbuloi se njerëzit me më shumë antitrupave, përjetuan simptoma më të këqija të Covid-19.
Projekti Discover i North Bristol NHS Trust, i cili po studion efektet afatgjata të koronavirusit, zbuloi se nga një total prej 110 pacientësh që kishin bërë një kontroll tre-mujor, shumica (74 përqind) kishin të paktën një simptomë të vazhdueshme pas dymbëdhjetë javësh.
Shkencëtarët kanë vënë në dukje se efektet negative të auto mund të vazhdojnë për një periudhë të zgjatur kohe, duke shkaktuar një zgjatje të efekteve të simptoma të virusit.
Imunobiologu Yale dhe autori i lartë i studimit Aaron Ring kanë konfirmuar se këto anti trupa mund të jenë të dëmshme për shëndetin.
‘Pacientët që kanë pasur Covid-19 dhe bëjnë autotitrupa që në të vërtetë ndërhyjnë në përgjigjet imune kundër virusit. Ne sigurisht që besojmë se këto antitrupa janë të dëmshëm për pacientët me Covid-19. Meqenëse antitrupat mund të vazhdojnë për një kohë të gjatë, është e mundshme që ato mund të kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjeve,”-kanë thënë ata.
Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë në gjithë botën janë shënuar 72 milionë të infektuar dhe kanë ndërruar jetë 1,620,654 pacientë.