Bota

Stuhia godet Italinë, qytete nën ujë

Reshjet e shumta të orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të shumta në Crotone të Italisë. Në qendër të qytetit ka përmbytje të shumta, qindra makina janë mbuluar nga uji dhe në disa zona ka qenë e nevojshme ndërhyrja e zjarrfikësve.

Sipas meteorologëve, situata në orët në vijim ka shumë tendenca që të përkeqësohet. Autoritetet bëjnë thirrje që të shmangen lëvizjet jashtë dhe deri tani nuk ka pasur të lënduar.

Kryetari i Bashkisë, Vincenzo Voce u bëri thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë, dhe të mos rrezikojnë jetën e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version