Bota
Sulm me armë në Jerusalem, 7 të plagosur
Të paktën 7 persona janë plagosur pasi persona të armatosur hapën zjarr në vende të veçanta në qytetin e Jerusalemit, thanë zyrtarët izraelitë.
Sulmuesit qëlluan në një autobus dhe hapën zjarr në një park makinash pranë Murit historik Perëndimor në orën 01:24 me orën lokale (22:24 GMT), thanë zyrtarët e emergjencës.
Policia ka nisur një kërkim për personat e armatosur, të cilët u larguan pas sulmeve.
Një zëdhënës i policisë tha për mediat lokale se incidenti po trajtohet si një sulm i dyshuar terrorist.
Shërbimi i ambulancës, Magen David Adom (MDA), tha se po trajtonte disa njerëz, përfshirë dy që ishin në gjendje kritike.
Të plagosurit, gjashtë burra dhe një grua, janë dërguar në spitalet në Jerusalem shtoi MDA. Mediat hebraike kanë raportuar se policia është në kërkim të të paktën dy të dyshuarve.
Videoja në mediat sociale tregoi policinë e armatosur rëndë në vendngjarje, shkruan BBC.
Një zëdhënës i policisë tha se oficerët “kanë filluar të sigurojnë zonën, të hetojnë rastin dhe të kërkojnë për të dyshuarit, të cilët u larguan”.
Times of Israel raportoi se të paktën një sulmues kishte pritur që autobusi të mbërrinte në stacion, përpara se të hapte zjarr teksa hipnin pasagjerët.
Në një deklaratë për BBC, kryeministri izraelit Yair Lapid tha se forcat e sigurisë “po punonin për të kapur terroristin” dhe u zotua se kushdo i përfshirë në sulm do të “paguante një çmim për çdo dëm ndaj civilëve”.
Muri Perëndimor është një nga vendet më të shenjta në judaizëm dhe mijëra adhurues shkojnë në një pelegrinazh atje çdo vit për t’u lutur.
Sulmi vjen një javë pasi 44 persona u vranë në Rripin e Gazës gjatë shpërthimit më serioz që nga një konflikt 11-ditor në maj 2021.
Tri ditë dhune panë forcat izraelite që synonin udhëheqësit e Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ) dhe militantët që gjuanin raketa në Izrael.