Connect with us

Bota

Sulmi në ambasadën saudite në Holandë/ Policia holandeze: Kishte motive terroriste

Sulmet e ndodhur javën e kaluar në ambasadën saudite në Hagë, ku nuk u lëndua askush kishin motive terroriste. Sipas mediave të huaja, policia holandeze ka thënë se këto sulme kanë pasur si qëllim që autori të impononte vullnetin e tij mbi ambasadën.

“Ato ishin sulme të kryera ndaj një ndërtese ambasade që gëzon mbrojtje ndërkombëtare, u përpoq të vriste rojen për motive terroriste. Motivi terrorist buron nga fakti që i dyshuari duket se dëshironte të impononte vullnetin e tij në ambasadë përmes veprimeve të tij,”-thuhet në deklaratën e policisë.

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar në një shtëpi në Zettermeer afër Hagës disa orë pas incidentit. Është bërë e ditur se personi i dyshuar është një 40-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë publik. Ditën e sotme 40-vjeçari është paraqitur para një gjykatësi, i cili zgjati paraburgimin për dy javë të tjera ndaj tij.

Sulmi ndaj ambasadës së Arabisë Saudite në Hagë ka ndodhur një javë më parë, ku një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri oret e para të mëngjesit ndaj ndërtesësh, por askush nuk është dëmtuar.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *