Keir Starmer do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në fund të korrikut , njoftoi Downing Street .  Takimi do të zhvillohet në Skoci. Donald Trump do të bëjë një vizitë private, pasi ai zotëron dy fusha golfi.

“Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Presidenti Trump do të bëjë një vizitë private në Skoci më vonë këtë muaj Meqenëse kjo është një vizitë private, nuk do të ketë takim zyrtar dypalësh, por Kryeministri ka qenë i lumtur të takohet me Presidentin gjatë qëndrimit të tij”, tha zëdhënësi i Starmer

Vizita nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë. Trump do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar nga 17 deri më 19 shtator me ftesë të Mbretit Charles.

Ai do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Melania dhe do të pritet në Kështjellën Windsor , njoftoi Pallati Buckingham .
Ftesa e Charles u dorëzua nga Starmer më 27 shkurt , kur ai vizitoi Shtëpinë e Bardhë, para kamerave televizive.  Trump kishte shprehur entuziazëm për ” nderin e madh ” dhe e bëri letrën publike, ndërsa e përshkruante Charles si një ” njeri të mrekullueshëm “.

Ftesa nuk përmendte as një datë dhe as një vendndodhje specifike, duke përmendur vetëm një takim fillestar, joformal në Skoci në Balmoral ose Dumfries House një shtëpi historike fshati e shekullit të 18-të.