Pinknews
Tayna kapet ‘mat’ me agjentin e futbollit italian
Rep artistja Tayna pas një vere të mbushur plot angazhime po gjen pak kohë edhe për dashuri.
Ndonëse ka qenë çdo herë e rezervuar sa i përket jetës private, së fundmi në mediat rozë po qarkullon një video e saj që duket se është në lidhje me agjentin e futbollit italian, Giovanni Santoro.
Madje faqja ‘Vipat e Bllokut’ kanë publikuar një video, në të cilën pretendohet se protagoniste është vet Tayna, ku shihet duke u puthur me Giovannin.
Dyshja mund të shihen në aeroport me valixhet e tyre, gjersa nuk dihet saktë data dhe vendi se kur janë xhiruar.
Giovanni Santoro përndryshe është i dirvocuar dhe ka një djalë nga martesa e tij e parë.
Lidhur me videon që po qarkullon në rrjetet sociale, nuk ka pasur një reagim nga vet reperja Doruntina Shala – Tayna.


