Bota

Të drejtat e njeriut, Moska nën vëzhgimin e OKB-së

Me 17 vota pro, 6 kundër dhe 24 abstenime, Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara, i mbledhur në Gjenevë, miratoi caktimin e një vëzhguesi për të verifikuar pretendimet për shkelje të të drejtave të njëriut nga ana e Rusisë. Kjo është hera e parë që krijohet një funksion i tillë me detyrën e hetimit të veprimtarisë së një vendi anëtar të Këshillit të Sigurimit.

Mirk Bichler, përfaqësues i Luksemburgut dhe raportues i tekstit të miratuar nga Këshilli, akuzoi Moskën për zbatimin e një politike sistematike të represionit, të dëshmuar nga arrestimet masive pas protestave dhe me ligje kufizuese mbi prerogativat e medias.

Këshilli, nga i cili pas pushtimit të Ukrainës, Rusia u përjashtua dhe u pranua vetëm me gradën e vëzhguesit, në maj kishte nisur një hetim të nivelit të lartë për akuzat për shkelje të kryera nga trupat e Moskës në Ukrainë.

Më pas, presioni është rritur nga OJQ-të që organizata të merret edhe me shkeljet e të drejtave të njeriut në Rusi.

TRENDING

Exit mobile version