Connect with us

Kronike

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, një i plagosur (EMRI)

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë. Mbrëmjen e sotme, në lagjën “Besëlidhja”, disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Për për pasojë ka mbetur i plagosur një person. NTV.AL ka mësuar se i plagosur ka mbetur 22-vjeçari, Aleks Laska. I riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, edhe pse paraprakisht dyshohet për një konflikt të çastit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë së Shtetit, të cilët po hetojnë për zbardhjen e rrethanave, megjithatë nuk kanë dalë ende me një njoftim zyrtar lidhur me çfarë ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Advertisement