Bota
Tërmet 6.6 ballë në Izmir/ 26 viktima (2 në Greqi) e mbi 885 të plagosur
Gjendja në Izmir po përkeqësohet orë pas ore dhe të paktën 26 persona kanë humbur jetën ndërkohë që mbi 880 persona janë lënduar dhe po vazhdojnë misionet e kërkim shpëtimit në tre zonat më të prekura Bornova, Bayraklı dhe Karşıyaka.
Në një konferencë për median ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Urban Murat Kurum tha se deri tani janë shpëtuar 100 qytetarë nga momenti i tërmetit dhe ende vazhdojnë kërkimet për 21 persona të cilët gjenden nën rrënoja.
Pas tërmetit, kanë ndodhur më shumë se 35 tronditje të magnitudës më të lartë se 4 ballë dhe 484 lekundje me te lehta.
Natën e mbrëmshme qytetarët të frikësuar nga lëkundjet e njëpasnjëshme, kanë fjetur në ambiente të hapura. Në të gjitha parqet e qytetit janë ngritur çadra dhe familjet kanë kaluar natën aty.
Ekipet e kërkimit, 6000 persona nga emergjencat civile apo dhe efektivë të policisë, dhe mbi 20 qenë të stërvitur për kërkime janë të përqendruara tanimë në 8 ndërtesa
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë deri në Greqi ku në ishullin e Samos ka shkaktuar dhe 2 viktima, një 15 dhe 17-vjeçar.
Shteti turk është mobilizuar i gjithi teksa në zonën e tërmetit janë vendosur 3.066 çadra, 10.560 shtretër dhe 5 kuzhina të lëvizshme.
Tërmeti tjetër, ai më 4 prill 1739 i cili një forcë prej 6.8 ballë shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe 80 viktima
Izmiri është tronditur vazhdimisht nga tërmete të rënda vit pas viti. Më 22 shtator 1939 ishte i radhës në Dikili, ku humbën jetën të paktën 60 njerëz dhe një mijë shtëpi u shkatërruan.