Bota
Tërmeti godet Bullgarinë, lëkundjet ndihen deri në Kosovë
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/03/termet.jpg)
Një tërmet me magnitudë 4.6 Rihter ka goditur Bullgarinë mesditën e sotme.
Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, epiqendra e tërmetit ndodhet 3 km në veri-verilindje të Asenovgradit me një thellësi fokale prej vetëm 10 km.
Tërmeti ka ndodhur rreth orës 12:30, ndërsa mësohet se lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në Kosovë, Greqi, Serbi, Bosnje Hercegocinë, Hungari, Mal të Zi dhe Rumani.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)