Sport
Thellohet përplasja mes Tifozëve Kuq e Zi dhe FSHF-së: Koha e maskarenjve, Atdheu mbetet i Shqiptarëve

Sa vjen e bëhen më të mëdha problemet e Tifozëve Kuq e Zi me Federatën Shqiptare të Futbollit. Së fundmi, tifo-grupi kuqezi ishte prezent në Riga për ndeshjen me Letoninë, ndërsa ankohen se FSHF-ja ka kërkuar nga zyrtarët e stadiumit në Letoni që të bëjnë kontrolle të detajuara ndaj tifozëve.
Postimi:
Manovrat penguese të FSHF-së vazhduan edhe dje në Riga. Në hyrje të stadiumit, djemtë tanë u përballën me kontrolle të papara më parë në një transfertë. Steward-ët na thanë hapur: “Kemi urdhër nga federata juaj t’ju kontrollojmë hollësisht”. Me këtë rast, na ndaluan të gjitha banderolat dhe parullat që kishim me vete, edhe pse përmbanin vetëm shkrimet e zakonshme “Tifozat Kuq e Zi” dhe “TKZ on Tour”. Ato me mesazhe, sigurisht që i futëm brenda.
Kjo ishte tentativa e dytë: e para erdhi kur nuk na ndanë fare biletat që, sipas rregullores, u takojnë tifozëve vizitorë. Donin t’i linin karriget bosh për të thënë se “s’kishim tifoza”. E dimë mirë me kë kemi punë – me miqtë e shkijeve. Por le ta mbajnë mend: koha mund të jetë e maskarenjve, po Atdheu mbetet i Shqiptarëve.
Shihemi përsëri së shpejti.
Tifoza Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar!


