Connect with us

Kosova

Thirrjet për subvencionim të pajisjeve efiçiente/ Kurti: Për familjet me mbështetje…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ u bëri të ditur qytetarëve se është hapur thirrja e re për subvencionim të pajisjeve efiçiente për mbështetjen e konsumatorëve familjarë, në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar.

Ndërkohë Kurti një ditë më parë, para të pranishmëve në lansimin e thirrjes publike, ka përsëritur se fokus nuk është vetëm rritja e kapaciteteve prodhuese, por edhe rritja e efiçiencës së energjisë.

“Në prill të këtij viti është lansuar masa e investimit në Efiçiencë të Energjisë për ndërtesat e banimit social e cila zbatohet nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. Një javë më parë është lansuar thirrja e dytë e Fondit për subvencionim të qytetarëve për investimet e tyre në efiçiencë të energjisë për shtëpitë e tyre. Kjo thirrje është ende e hapur dhe synon t’i përkrahë rreth 2.000 familje”, tha kryeministri.

 

 

Advertisement