Connect with us

Politike

“Tirana nga ajri”/ Rama: Historia e një qyteti që nuk i ka thënë të gjitha

 “Tirana nga Ajri” është dokumentari prezantues i ndryshimeve spektakolare të kryeqytetit, përmes fotove të realizuara nga fotografi i ajrit Alket Islami të përmbledhura në një libër,album me pamje të Tiranës së viteve ‘90, të krahasuara me kryeqytetin e ditëve të sotme.

Në shfaqjen e dokumentarit ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama:

Që kur Alketi erdhi e më tha që dua të bëj prezantimin e librit, kushti i parë ishte; jo tavolina rrumbullake, jo njerëz në këmbë, jo kikirikë dhe patjetër një mundësi që njerëzit të vijnë, të marrin një shije e të largohen të pa bezdisur.

Nuk kam gjë tjetër për të thënë për Tiranën. Mund t’ju them që nuk kam asnjë konflikt interesi nëse ju bëj një thirrje; blini librin para se të ikni në shtëpi. Është një kontribut për këtë dëshmitar fluturës të Tiranës, por dhe të Shqipërisë më gjerë, por dhe për gjithë zogjtë që ka mbledhur rreth vetes e që pjesën e ditës që ne e kalojmë në tokë e rëndom ulur, e kalojnë në ajër mbi kokat tona e na japin mundësinë që të kemi këtë lloj trashëgimie që e parë në albumet e Alketit, merr një rëndësi të veçantë.

Fatkeqësisht, një aksident për të cilin nuk jam i autorizuar të jap detaje, ka djegur një pjesë të këtij arkivi që i përkiste Tiranës së viteve ’90 e për këtë arsye ne nuk kishim mundësinë që t’i përfshinim në libër sepse do të ishte shumë e dëshiruar që kontrasti e që ajo që ne kemi pasur fatin e mirë e të keq që të shohim në dy epoka, të ishte prezente në mënyrë ulëritëse, gjë që modestish, me pak detaje, u përpoqëm ta bëjmë me fotografitë e kahershme që erdhën në dorën e gjysmës sime më të mirë, si rezultat i magnetizmit që ka dora e saj për të mbledhur artefakte të lidhura me historinë dhe me trupin e Tiranës.

Në fund fare dua të them që kjo është historia e një qyteti që nuk i ka thënë absolutisht të gjitha, madje unë besoj se në 5-6 vitet e ardhshme, këto që shohim do të jenë një pjesë, jo shumica e atyre që do të shohim, sepse ka shumë akoma projekte e shumë akoma dëshirë dhe ambicie dhe ka dhe një lloj gare që është futur edhe në shpirtin e sipërmarrjes që të bëjnë ndërtesa jo thjesht të mira, por edhe të bukura, duke i dhënë Tiranës mundësinë që të bëhet një destinacion edhe për këtë arsye. Gjë e paimagjinueshme kur Alketi më vinte mua nga mbrapa me këtë parashutën. Destinacion arkitektonik, një vend në mes të Ballkanit, që do disponojë një koleksion veprash të arkitekturës të mbledhura sëbashku nga arkitektë nga më të mirët, jo thjesht më të famshmit, se ka dhe të famshëm që nuk janë të mirë, të kësaj kohe. E që do të krijojë një trashëgimi të denjë për gjeneratat e tjera.

Shumë faleminderit për durimin dhe dua të falënderoj Erionin për punën, për fjalët dhe mbi të gjitha dua të falënderoj edhe atë që Makiaveli thotë, është gjysma e rrugëtimit të një lideri, që është fati dhe në një farë mënyre për Tiranën janë puqur yjet e është bërë e mundur që të krijohet një alkimi e plotë dhe ndërveprim intensiv dhe i bazuar në të kuptuarit e gjërave njësoj dhe i bazuar në një vizion të ndarë plotësisht mes qeverisë dhe bashkisë, ka qenë kyç në këtë e do të mbetet kyç në këtë histori. Kështu që unë për veten time nuk e dyshoj fare që nëse sot ne ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit nga kryeqytetet më të bukur të Europës e patjetër, pa diskutim, se kjo nuk është e vështirë në fund fare edhe pse rajoni jonë ka disa kryeqytete ndër të cilat njëri është i madh dhe me histori të gjatë, por prap se prapë Tirana duhet të jetë metropoli më atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti europian i gjithë rajonit tonë.

Politike

Parashikimi i Arian Currit: Meta arrestohet sot pas Konventës, rrugës drejt ballkonit të Berishës

Analisti Arian Curi ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH 1 se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të arrestohet pas Konventës së kësaj force politike që do të mbahet ditën e sotme.

Sipas Curit, Meta ka dhënë disa mesazhe të koduara me akuzat në drejtim të SPAK-ut dhe kreut të saj Altin Dumani.

Për këtë arsye, sipas Curit, Meta ka informacione se do të arrestohet nga SPAK, ndërsa shtoi se kryeministri Rama nuk do të jetë i pranishëm në Shqipëri.

Thashethemet e politikës dhe SPAK-ut janë që Ilir Meta pas Konventës arrestohet direkt. Bëhet fjalë për disa orë pas Konventës.

Mundet që ta arrestojnë rrugës për në hotelin e një mikut të tij ose rrugës për në Ballkon. Ka disa mesazhe të koduara të Ilir Metës.

Sepse ne na intereson të ç’kodojmë ato që nuk thuhen. E para, ai është një reagim që pas informacioneve që Ilir Meta ka se do të arrestohet dhe vë bast këtu se ditën që Ilir Meta do të arrestohet Edi Rama nuk do të jetë në Shqipëri, do të jetë në një vend tjetër. Do të stisë një vizitë”, u shpreh Curi.

Continue Reading

Politike

Nis në Pallatin e Kongreseve dhe mbyllet te shtëpia e Berishës, detaje nga Konventa

Partia e Lirisë, mbledh forumin më të lartë, Konventën Kombëtare që sipas kryetarit Ilir Meta, do të ketë ndryshime rrënjësore ku një prej tyre është statuti nga ku pritet të njihen fraksionet.

Në garë për kreun e Partisë së Lirisë do të jetë vetë ai aktuali, Ilir Meta, përballë Faik Basha, kryetar i degës në Kamëz dhe Myrvete Asqeri, dhe në kuadër të riorganizimit nuk do të ketë kryetar, por president partie, një zv.presidente, dhe një sekretar i Përgjithshëm.

Përkatësisht, për numrin zv.president, është emri Erisa Xhixhos e cila do të mbajë edhe postin e sekretares politike për qarkun Tiranë dhe të sekretarit të të Përgjithshëm Tedi Blushi, njeherësh edhe sekretar politik i qarkut Korçë.

Gjithashtu, në konventë do të votohen 18 emrat e kryesisë së re, listë të cilën e kryeson: Edmond Haxhinasto, kryetar i Komitetit drejtues Kombëtar, më pas vjen Ilir Meta, kryetar e me radhë zëvendës kryetarët dhe dy nënkryetarët.

Konventa është e dyta në një hark kohor dy-vjeçar, pasi me 25 korrik 2022, pas përmbushjes së mandatit kushtetues si kryetar shtetit, ish- presidenti Ilir Meta u rikthye në LSI, ku pasi u votua si kryetar ndërroi emrin në “Partia e Lirisë”.

Continue Reading

Politike

S’përmbahet Berisha, thirrje Italisë: Rama mund të vr*asë gazetarët e RAI-t, duhet t’i merrni nën mbrojtje

Sali Berisha iu bën thirrje autoriteteve italiane të marrin masat më të forta të sigurisë për gazetarët e ekipit të “Report RAI 3”, sipas tij, “për t’i mbrojtur nga ndonjë sulm plotësisht i mundshëm hakmarrës i mafies shqiptare që kontrollohet nga Edi Rama”.

Përmes një deklarate, Berisha e “siguron Edi Ramën se do përgjigjet personalisht për çdo sulm që mund të porositë ndaj gazetarëve guximtarë që denoncojnë lidhjet e tij mafioze dhe veprat e tij okulte”.

“Nga dita e shfaqjes së dokumentarit deri sot, Edi Rama duke e ditur se asnjë provë përvëluese nuk kundërshton dot me Gjykatë, ka ndërmarrë një sulm agresiv me kërcënime, sharje dhe shpifje kundër gazetarëve italianë dhe kolegëve të tyre shqiptarë, që kanë komentuar përmbajtjen e dokumentarit të RAI 3.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe lidhjet me mafien, drogën dhe krimin të klanit mafioz Rama, në krye të qeverisë dhe dënon gjithashtu me forcë fushatën e sulmeve, shpifjeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve italianë dhe shqiptarë që ia thonë të vërtetën publikut të vendeve të tyre.

Partia Demokratike iu bën thirrje autoriteteve italiane të marrin masat më të forta të sigurisë për gazetarët e ekipit të “Report RAI3”  për t’i mbrojtur nga ndonjë sulm plotësisht i mundeshëm hakmarrës i mafies shqiptare që kontrollohet nga Edi Rama, sikundër e siguron Edi Ramën se do përgjigjet personalisht për çdo sulm që mund të porosite ndaj gazetarëve guximtarë që denoncojnë lidhjet e tij mafioze dhe veprat e tij okulte”, thuhet në një deklaratë të Rithemelimit të Berishës

Continue Reading

Politike

Sot Ilir Meta mbledh konventën historike

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur Kryesinë e forcës së tij politike, ndërsa mëngjesin e sotëm do të nisë punimet Konventa, të cilën e ka cilësuar si historike.

Ai u shpreh se Konventa do të vendosë themele të reja për Partinë e Lirisë, ndërsa do të ndiqet nga mijëra shqiptarë dhe të huaj nëpërmjet mjeteve të komunikimit.

Sipas tij kjo është një ngjarje e madhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Rajonin.

“Dhe pak orë, padurimi rritet nga të gjithë për të ndjekur këtë Konventë historike. Konventa do të vendosë themele të reja të PL. Ta vërë këtë forcë politike në shërbim të lirisë së gjithë shqiptarëve.

 

Continue Reading

Politike

“Pas Veliajt radhën e ka Rama!” Këlliçi nga Lezha: Në burg konkurrojnë pavioni i Qeverisë me atë të Bashkisë

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, gjatë një takimi me demokratët në Lezhë tha se prej 116 ditësh lideri i opozitës, Sali Berisha, ndodhet në arrest pasi ka thënë të vërteta shumë të mëdha që politikanët refuzojnë ti thonë. Këlliçi tha se ka nisur një betejë me modelin më të keq që ka qeverisja lokale në Shqipëri, që quhet Erion Veliaj. Ai tha se nuk mjaftojnë vetëm protestat, vetëm denoncimet, por duhet edhe alternative për të përmbysur këtë regjia.

Pjesë nga fjala e Këlliçit:

Ai që ka shitur fiq, ai që bëri dasmën 500 mln lekë me pensionin e të ëmës, instaloi në Bashki një model vjedhjesh 100%. Por ky modeli ‘5D’ që është në Tiranë, do e gjeni edhe në Lezhë dhe në çdo bashki ku janë përfaqësuesit e regjimit. Beteja nuk përfundon me Erion Veliajn, pasi rradhën e ka Edi Rama.

Në Tiranë kemi të bëjmë me një kryetar bashkie që për një incenerator që nuk ekziston ka marrë 130 mln euro. Unë nuk e di se çfarë bën SPAK. Një kryetar Bashkie që shpiku tarifën e dherave, ka vjedhur të paktën 60 mln euro. Dhe me drejtorët-banditë që kishte në Bashki, ka vjedhur 30 mln euro dhe ka dhënë 3 leje ndërtimi

Continue Reading
Advertisement

TRENDING