Connect with us

Kronike

Tjetër aksident fatal, vdes 66-vjeçari në Durrës

Një tjetër aksident me vdekje është regjistruar në vend. Pas vdekjes së të riut në Tiranë, një 66-vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Durrësit.

Njoftimi:Rreth orës 09:00, në fshatin Jubë, Durrës, shtetasi Q. T., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, 66-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Advertisement

TRENDING