Connect with us

Kosova

Tmerre dhe luftëra/ Bild: Duhet të ketë një marrëveshje paqeje për Kosovën

Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bild, ka vlerësuar se duhet të ketë një marrëveshje paqeje për Kosovën në një moment të caktuar, meqë, sipas tij, fakti që lufta në Kosovë përfundoi pa një marrëveshjeje paqeje “është një problem shumë i madh”.

“Të gjithë e dimë që kjo është shumë më e lehtë për t’u thënë sesa për t’u bërë, por ky është një pengesë madhore për të gjithë rajonin”, ka thënë ai në një panel diskutimi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Bild, i cili shërbeu si i Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Ish-Jugosllavinë, duke u kthyer parapa në kohë, më saktësisht në kohën kur po negociohej për Marrëveshjen e Deytonit – një marrëveshje paqeje e arritur në nëntorin e vitit 1995 që i dha fund Luftës në Bosnje dhe Hercegovinë – tha se ka qenë i shqetësuar që shumë politikanë, asokohe, e shihnin paqen “si një vazhdim të luftës me mjete të tjera”.

“Kjo lloj manovrimi politik ishte një vazhdim i manovrimeve ushtarake për një kohë të gjatë. Kjo gjë është zbehur, por nuk ka zhdukur plotësisht. Prandaj, rajoni duhet të mësojë nga mësimet e pjesës tjetër të Evropës, e cila gjithashtu ka kaluar nëpër histori, tmerre dhe luftëra”, ka theksuar Bild.

 

Advertisement