Connect with us

Aktualitet

Trafik droge dhe pastrim parash, arrestohet në Greqi ‘kapoja’ shqiptar

Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gylfada, Greqi. Për të ishte lëshuar një urdhër arresti evropian pasi dyshohet se është drejtues i një organizate kriminale që merrej me shpërndarjen e drogës dhe pastrimin e parave në Holandë.

Siԭ njofton ministria e Financave, organizata kriminale në fjalë trafikonte çdo ditë nëpërmjet një sistemi bankat “të nëndheshëm” me përdorimin e komunikimeve të koduara, shuma të mëdha parash dhe llogaritet se për një periudhë rreth 10 mujore, janë trafikuar nga 205 mijë euro.

Nga kontrolli i ikryer në banesën e të arrestuarve janë gjetur dshe sekuestruar shuma të mëdha parash në kartëmonedha nga vende të ndryshme, mes tyre euro, dollarë amerikanë, dollarë kanadezë, dollarë australianë, zvicerane. franga, lira turke, dirhemë e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Rand i Afrikës së Jugut.

Gjithashtu janë konfiskuar telefona celularë, përfshirë një cellular që përdoret për  biseda të koduara përmes aplikacioneve speciale, një tabletë, një disk dixhital dhe karta SIM.

Drejtoria Operative e S.D.O.E. Attica vijon bashkëpunimin me Autoritetet Holandeze përkatëse dhe me Autoritetet Gjyqësore kompetente të vendit, pasi ka dyshime të arsyeshme për pastrim parash në Greqi nga aktivitete kriminale.

Advertisement