Connect with us

Kronike

Trafikim droge/ Prokuroria bën namin me sekuestro

Prokuroria Vlorë sekuestron 6 apartamente, 1 dyqan të shtetasit Viktor Shoraj , i dënuar në Itali për katër vepra penale

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka regjistruar procedimin penal nr.113 të vitit 2019, për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, mbi bazën e materialeve referuese të ardhura nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Nga hetimet e kryera deri më tani është kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, vendosja e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive mbi disa pasuri të paluajtshme, regjistruar në emër të shtetasit V. Sh., dhe familjarëve të tij, për shkak se deri në këtë fazë ka dyshime të arsyeshme të bazuar në prova se këto pasuri janë produkt i veprave penale të kryera në shtetin italian nga ana e shtetasit të mësipërm.

Sipas aktit të ekspertimit kontabël të kryer gjatë hetimeve, rezulton se pasuritë e evidentuara, të blera dhe me pas të regjistruara në emër të shtetasit V.Sh., dhe familjarëve e tij, nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme të realizuara prej tyre.

Me vendimin me nr.529 date 09/12/2022, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlorë, ka vendosur:
Pranimin e kërkesës dhe caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive të parashikuar nga neni 275 te K.Pr.Penale, mbi pasuritë e mëposhtme:

– Pasurinë e llojit Apartament Nr.1/3 (2+1), në katin e parë banim, sip ndërtimi 118,125m2, në Rrugën “Sul Bega”, “Objekti Riza Cerova”, në pronësi të shtetases M. M.;

– Apartament Nr 7/3 (2+1), në katin e shtatë banim, me sip. 109,03 m2, në Rrugën “Sul Bega”, “Objekti Riza Cerova”, në pronësi të shtetases M. M.;

– Apartament me Nr 7/1 (1+1), ne katin e shtatë banim, me sip 80.7 m2, në Rrugën “Sul Bega”, “Objekti Riza Cerova, në pronësi të shtetases M.M.;

– Apartament me Nr 6/1 (2+1), në katin e gjashtë banim, me sip. ndërtimi 110,36m2, në Rrugën “Sul Bega”, “Objekti Riza Cerova”, në pronësi të shtetases M. M.

Pasuritë e mësipërme janë blerë nga ana e shtetasit V.Sh., sipas kontratës së sipërmarrjes për çmimin total 300.000 Euro, shumë e cila rezulton se është likujduar tërësisht jashtë zyrës noteriale.

– Njësia dyqan me sip. ndërtimi 122m2 dhe 2(dy) poste parkimesh (Nr.13 dhe 14) në Rrugën “Tefta Tashko Koço”, Bashkia Tiranë, në pronësi të shtetases M.M., të blera më parë nga ana e shtetasit V. Sh., me kontratë për shumën prej 100.000 eurosh;

– Pasuria nr.70/3 +2-103, ZK 2832 Orikum Vlorë, apartament me sip 52.27 m2, blerë sipas kontratës së shitjes për vlerën e 22.000 Euro. Shuma e likujduar tërësisht jashtë zyrës noteriale; dhe

– Pasuria nr.70/3 +2-111, ZK 2832 Orikum Vlorë, apartament me sip 54.50 m2, blerë blerë sipas kontratës për vlerën e 28.000 Euro.

Shtetasi V.Sh., është person i dënuar me vendim të formës së prerë nga ana e autoriteteve italianë të drejtësisë, (Gjykata e Venecias; Gjykata e Ankonës; Gjykata e Apelit Romë; etj), për veprat penale të “Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike”; “Shtrëngim për dhënie pasurie”; “Mbajtja pa leje e armëve”; “Transport dhe mbajtje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, vepra penale këto të parashikuara nga Kodi Penal Italian, të cilat shtetasi V. Sh., i ka kryer përgjatë viteve 2000-2007 në shtetin Italian.

 

Kronike

I vuri flakën vetes me be*nzinë, 63-vjeçari nuk u mbijeton plagëve të marra

Ka ndërruar jetë 63-vjeçari, i cili më 30 Maj i vuri flakën vetes tek në Unazën e Madhe në afërsi të Farkës.

Viktima me iniciale N.Sh., i cili dyshohet se u vetëdogj me benzinë, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 30.05.2024, ku në Unazën e Madhe, krahu lindor me drejtim lëvizje Teg, (në afërsi të Farkës), ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse, dyshohet benzinë, shtetasi N. Sh., 63 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë ditën e djeshme”, raporton policia.

Continue Reading

Kronike

Detaje/ Aksidenti në minierën e kromit, minatori 60-vjeçar u godit nga masivi i gurëve

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë te dielë në një nga galeritë e kromit në minierën e Bulqizës. Një 60-vjeçar humbi jetën në frontin e punës pasi u godit nga një masiv gurësh.

60-vjeçari Zeni Murati mësohet se ka ndërruar jetë në vend si pasojë e goditjes së marrë nga masivi i gurëve.

Kolegët e tij e kanë patur të pamundur shpëtimin e jetës për shkak të plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor i cili pritet të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e aksidentit fatal.

 

 

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë një tjetër minator humbi jetën në një galeri kromi në Martanesh.

40 vjeçari Hajdar Bala humbi jetën në vend, ndërsa u plagos rëndë edhe një 29 vjeçar.

Continue Reading

Kronike

Kërcënuan me ar*më zj*arri ish-fqinjin për konfliktin e vjetër, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim pasi të dy kanë kërcënuar me armë zjarri një tjetër të ri.

Raportohet se 2 vëllezërit sapo kanë marrë vesh që shtetasi K. P., 20 vjeç, (ish-fqinj i tyre) ishte kthyer në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme (për një përplasje automjetesh), e kanë pikasur në një servis, në afërsi të lokalit të tyre, 20-vjeçarin, dhe janë konfliktuar me të, ku njëri prej tyre (shtetasi i shpallur në kërkim) e ka kanosur me armë zjarri, duke qëlluar një herë me pistoletë, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisë, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit me armë.

Njoftimi i policisë:

Kanosën me armë zjarri, për motive të dobëta, një 20-vjeçar, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, parandalon përshkallëzimin e konfliktit.

 

 

Vihet në pranga njëri prej vëllezërve dhe vijon puna për kapjen e vëllait tjetër.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se në lagjen nr. 17/1 Durrës, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri me vete, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Shtetasi që posedonte armën e zjarrit pistoletë, sapo ka parë Policinë, është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 32 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin Gj. G., 25 vjeç, banues në Durrës.

2 vëllezërit sapo kanë marrë vesh që shtetasi K. P., 20 vjeç, (ish-fqinj i tyre) ishte kthyer në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme (për një përplasje automjetesh), kanë konstatuar në një servis, në afërsi të lokalit të tyre, 20-vjeçarin, dhe janë konfliktuar me të, ku njëri prej tyre (shtetasi i shpallur në kërkim) e ka kanosur me armë zjarri, duke qëlluar një herë me pistoletë, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisië, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit me armë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme pr veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Përndjekja” , ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarakedhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Continue Reading

Kronike

Italia dëbon Andrea Kercanaj, i cilësuar si bosi shqiptar i Frosinones

Një 47 vjeçar shqiptar i cilësuar nga mediat italiane si bosi shqiptar i Frosinones është dëbuar nga Italia. Mësohet se Andrea  Kercanaj është riatdhesuar mbrëmjen e së premtes, 31 maj 2024.

Andrea Kercanaj, 47 vjeç, një figurë udhëheqëse e krimit shqiptar në Frosinone, qarkullonte me armë në qendër të qytetit të shndërruar në një supermarket për shitje droge. Gjithashtu Kercanaj, në vitin 2021, u përfshi në përplasje me armë zjarri në burgun e Frosinone. Alessio Peluso, i njohur si O Niro, shefi i lagjes veriore të Mianos në Napoli, i cili donte të hakmerrej për një rrahje të pësuar disa ditë më parë, qëlloi me një armë të dorëzuar me dron.

Continue Reading

Kronike

Tragjike/ Aksidentohet për vdekje minatori në Bulqizë

Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Z.M., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë.

Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkoh grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING