Sport
Trajneri i Al Nassr: Ronaldo? Dua edhe Messin
Natyrisht bëhet fjalë për vetëm nje batutë, por që rrezikon të prishë marrëdhëniet mes Cristiano Ronaldos dhe trajnerit të Al Nassr, Rudi Garcia, ende pa nisur bashkëpunimi.
I pyetur mbi mbërritjen e CR7-ës, trajneri francez u përgjigj me humor, duke thënë se preferonte Messin, megjithatë në këtë fazë, vështirë se portugezi mund ta pranojë një batutë të tillë.
“Pas Botërorit, doja të firmosnim me Messin në fakt, por na sollën Ronaldon”, tha Rudi Garcia dhe shpërtheu në të qeshura bashkë me gazetarët e pranishëm.
Cristiano Ronaldo firmosi në ditët e fundit të vitit të kaluar me arabët e Al Nassr, ku do të përfitojë 500 milionë euro deri në verën e 2025-ës dhe më pas e pret një tjetër kontratë milionere, si ambasador i Arabise Saudite në lobimin për të marrë të drejtën e organizimit të Botërorit.