Sport
Tre klube pas Vlahovic, Juventus i vendos çmimin
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/07/4-2.jpg)
E ardhmja e Dusan Vlahovic është e pasigurt. Juventus do të jetë shumë aktiv në merkato dhe nuk përjashtohet mundësia e largimit të disa lojtarëve me vlerë. Sulmuesi serb është kthyer nga një sezon me më shumë hije se dritë. 13 gola dhe tre asistime në 37 ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet.Megjithatë, nuk mungojnë ofertat për lojtarin. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Atletico Madrid, Chelsea dhe Bayern Munich kanë kontaktuar për informacione rreth sulmuesit serb.Juventus është i bindur, nëse një klub dëshiron shërbimet e Vlahovic, duhet të paguajë 80 milionë euro.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)