Aktualitet
Tronditëse/ 18-vjeçarja lind foshnjën dhe e hedh në koshin e plehrave
Ndodhitë tronditëse nuk kanë fund në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një 18-vjeçare ka hedhur në plehra foshnjën e saj të porsalindur.
E reja, e identifikuar si Alexis Avila lindi e vetme në shtëpinë e saj dhe më pas e mbështolli fëmijën e porsalindur me një qese të zezë dhe e hodhi në plehra afër lagjes që jeton.
Foshnja qëndroi atje për gjashtë orë brenda koshit, derisa tre persona e gjetën foshnjën dhe thirrën autoritetet. Në fakt, ka qenë e qara e foshnjës ajo që ka tërhequr vëmendjen e tyre.
Gjendja e foshnjës është kritike ndërsa 18-vjeçarja u gjet dhe u arrestua.