Kronike
Tronditëse/ Menaxheri i sigurisë vetëvritet brenda qendrës tregtare TEG
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/06/ambulanc-2.jpg)
Mbrëmjen e djeshme, pak para mesnate, është vetëvrarë me armë zjarri menaxheri i sigurisë së qendrës tregtare TEG.
Nuk dihen ende shkaqet pse 45-vjeçari i ka dhënë fund jetës. Hetimet kanë nisur.
“Më datë 01.08.2023, rreth orës 23:15, te qendra tregtare Teg, shtetasi M. L., 45 vjeç, (menaxheri i sigurisë së kompanisë Acrem që menaxhon sigurinë e TEG), dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)