Bota
Tronditëse/ Të shtëna me armë në qendër të Uppsalës, raportohet për disa të plagosur

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Evropë. Në Suedi ka pasur të shtëna me armë në qendër të Uppsala-s, një qytet universitar 70 km në veri të Stokholmit.
Alarmi u dha pak pas orës 17:00 dhe një operacion i madh policor është duke u zhvilluar. Dëshmitarët që folën për stacionin publik radiofonik të Suedisë, Sveriges Radio, thanë se dëgjuan të shtëna me armë pranë një pike shërbimi berberi, në një shesh qendror, jo shumë larg stacionit të trenit.
Mediat lokale raportuan se disa ambulanca ishin në vendngjarje dhe policia konfirmoi se kishte të lënduar.

