Connect with us

Kosova

Tronditet bota, çfarë po ndodh me Kosovën/  Serwer mbështet teorinë e Vogel

Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit nga Brukseli, ka hedhur kritika ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian lidhur me çështjen e sulmit terrorist në Banjskë, në shtator të vitit të kaluar.

Në një shkrim në platformën sociale “X”, Vogel theksoi se SHBA-a dhe BE-ja, janë duke e fshehur nën qilim rastin “Banjska”, për të vazhduar biznesin siç kanë bërë  zakonisht me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Nëse dikush ka patur deri tani dyshime nëse SHBA-ja dhe BE-ja po bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për ta ‘rrëshqitur’ Banjskën nën qilim dhe për të vazhduar biznesin si zakonisht me Vuçiçin, tani duhet të jetë I bindur se kjo po ndodh, teksa dhe e thotë edhe ambasadori i BE-së në Kosovë” –  ka shkruar Vogel.

Me këtë mendim është pajtuar edhe eksperti amerikan, nga Universiteti Hopkins, Daniel Serwer.

Duke komentuar postimin e ekspertit evropian, Vogel, ai tha qe mendimi se SHBA-ja dhe BE-ja kanë arsye të zhgënjehen me kryeministrin e Kosovës Albin  Kurti, është qesharak.

Sipas Serwer, tani më shumë se kurrë është koha për një ndryshim drastic në emra dhe qasjen e negociatorëve në dialogun Prishtinë-Beograd.

“Ekipi aktual nuk ka arritur të krijojë minimumi as besim të ndërsjellë elementar në Prishtinë” – ka deklaruar Serwer.

“Serbia zgjodhi të ishte në anën lindore të vijës që do të kalonte nëpër Ballkan. Tani pyetja që shtrohet është se si të mbahen vendet e tjera të Ballkanit në anën perëndimore të linjës” – keshtu eshte shprehur më herët  profesori i Universitetit Johns Hopkins

Sipas tij, Serbia është duke zbatuar strategjinë e “botës serbe”, e cila synon të fitojë sa më shumë ndikim te fqinjët e saj. Beogradi po pozicionohet në mënyrë që të mund të kërkojë shkëputjen e serbëve nga fqinjët nëse kushtet gjeopolitike në rajon dhe në pjesën tjetër të botës e lejojnë.

Advertisement