Kosova
Trump FLET për Kosovën/ Nesër me fitoren do të…ja planet në tryezë
Jovana Radosavljeviç, drejtoreshë ekzekutive e nismës së re sociale në Serbi ka folur rreth zhvillimeve të fundit në rajon, kryesisht për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
Mes të tjerave ajo gjithashtu ka bërë edhe një analizë se si pritet të ndikojnë zgjedhjet në SHBA në dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas saj nëse fiton Donald Trump, dy vendet ballkanike do i rikthehen qasjes së dialogut që kishin gjatë mandatit të tij të parë, por me disa mësime të nxjerra. Megjithatë ajo shtoi se ka shumë të panjohura se si do të vazhdojë ky proces.
“Kuptohet, dy përfundime do të ketë. Nëse kemi fitoren e Trumpit, ndoshta mund të mendojmë t’i rikthehemi qasjes ndaj dialogut që kishim gjatë mandatit të tij të parë. Kjo do të thotë gjithashtu se do të kemi Riçard Grenellin në një lloj marrëveshjeje me Ballkanin Perëndimor. Kështu që, mund të mendojmë vetëm për periudhën e mëparshme kur Trumpi ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe Grenelli në fakt ngulmoi drejt marrëveshjes së Uashingtonit. Pra, pa dyshim, qasja e SHBA-ve do të ishte ndryshe nëse vendosin që Ballkani Perëndimor do jete prioritet për Shtetet e Bashkuara në këto ndryshime globale. Nëse do të kishim vazhdimin e qeverisjes së demokratëve, qasja do të ishte pak a shumë e njëjtë, por edhe me disa mësime të nxjerra.
Mendoj se është shumë interesante për t’u vërejtur se si qeveria e Albin Kurtit në Prishtinë ka arritur të mos rregulloje, por t’i përkeqësojë marrëdhëniet me partnerët dhe aleatët më të besuar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, me të dyja administratat, Republikanen dhe Demokratiken. Pra, në këtë kuptim, mendoj se ka shumë të panjohura se si mund të evoluojë më tej dialogu, por mendoj se do të varet edhe nga ajo që do të shohë presidenti i ardhshëm i SHBA-së ose departamenti tjetër si përparësi për Shtetet e Bashkuara dhe ku do të jetë Ballkani Perëndimor në listën e diplomacies amerikane” – theksoi Jovana Radosavljeviç.