Connect with us

Bota

Trump ‘kapet’ me të gjithë: FDA e vonoi qëllimisht me 5 ditë nxjerrjen e vaksinës

Presidenti në detyrë në Amerikë, Donald Trump ka akuzuar Administratën e Ushqimeve dhe Barnave lidhur me vaksinën e pandemisë së koronavirusit.

Me anë të një postimi në Twitter, ai ka shkruar se FDA e ka vonuar qëllimisht punën për nxjerrjen e vaksinës së shumëpritur, me qëllim cënimin e rizgjedhjes së tij.

“FDA dhe demokratët nuk donin që vaksina të dilte përpara zgjedhjeve, e vonuan 5 ditë,”- ka thënë Donald Trump.

Ndëkohë akuza të tilla janë bërë dhe më herët nga Donald Trump, pasi në muajin gusht ai ka akuzuar Administratën e Ushqimeve e Barnave se po shtyjnte nxjerrjen e vaksinës deri pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale.

Deep state apo kushdo qoftë në FDA po ua vështirëson kompanive farmaceutike marrjen e vullnetarëve për të testuar vaksinat dhe trajtimet. Mesa duket ata po shpresojnë të vonojë përgjigjet të paktën deri pas 3 nëntorit. Duhet të fokusohemi te shpejtësia dhe të shpëtojmë jetë,”- ka shkruar ai më herët në Twitter.

Një studim i publikuar së fundmi thotë se vaksina anti-Covid-19 e krijuar nga kompania ‘Pfizer’ me qendër në Nju York dhe ‘BioNTech’ mund të parandalojë që më shumë se 90% të njerëzve të preken nga Covid-19. Pas publikimit të rezultateve zbuluesit e përshkruan atë si një ‘ditë të madhe për shkencën dhe njerëzimin’.Sipas mediave të huaja, vakisna është testuar tek 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe asnjëri nga ata nuk ka shfaqur probleme apo efekte anësore

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *