Connect with us

Aktualitet

Trump lidh autizmin me Tylenol dhe vaksinat, pretendimet e tij nuk mbështeten nga shkenca

Presidenti Donald Trump njoftoi të hënën se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave do të njoftojë mjekët se përdorimi i Tylenol gjatë shtatzënisë mund të shoqërohet me një “rrezik shumë të rritur të autizmit”, pavarësisht dekadave të provave se është i sigurt.

“Ata po rekomandojnë fuqimisht që gratë të kufizojnë përdorimin e Tylenol gjatë shtatzënisë, përveç nëse është e nevojshme nga ana mjekësore, si për shembull për të trajtuar ethet, nëse nuk mund ta përballojnë dot”, tha Trump.

Ekspertët thonë se ka shkaqe të shumta të autizmit, dhe shkenca që tregon një lidhje midis autizmit dhe Tylenol nuk është e qartë.

Pa trajtim, ethet mund të jenë të rrezikshme si për fetusin ashtu edhe për gruan shtatzënë, thonë ekspertët. Rreziqet përfshijnë abort spontan dhe presion të lartë të gjakut.
Gjatë shtatzënisë, shumica e njerëzve përdorin acetaminofen, i cili shitet nën emrin e markës Tylenol, tregojnë studimet. Acetaminofeni konsiderohet i vetmi opsion i sigurt pa recetë për dhimbjen ose ethet për gratë shtatzëna. Opsione të tjera të zakonshme për lehtësimin e dhimbjes si ibuprofeni ose aspirina me dozë të rregullt mund të rrisin rrezikun e ndërlikimeve serioze gjatë shtatzënisë.
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë së bashku me Sekretarin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-së, Robert F. Kennedy Jr., Komisionerin e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, Dr. Marty Makary, Drejtorin e Instituteve Kombëtare të Shëndetit të SHBA-së, Dr. Jay Bhattacharya, dhe Administratorin e Qendrave Amerikane për Shërbimet Medicare dhe Medicaid, Dr. Mehmet Oz, Trump mbështeti ndërprerjen e vaksinimit të fëmijërisë dhe madje shtyrjen e vaksinimit të hepatitit B për të porsalindurit.
“Shumë gjëra të ndryshme po hyjnë në atë foshnjë”, tha Trump, pa dhënë prova të mëtejshme.
Hulumtime të shumta kanë treguar se nuk ka lidhje midis vaksinave dhe autizmit

Advertisement