Bota
Turqia i tregon “muskujt” Greqisë, dërgon anijet ushtarake në jug të Kretës
Turqia ka njoftuar stërvitjet ushtarake për të hënën e ardhshme, në një zonë në jug të Kretës. Shteti turk ka lëshuar kështu një NAVTEX të ri të shtunën.
Sipas direktivës detare 1509/20 të lëshuar nga Stacioni i Antalias, ushtrimet ushtarake do të mbahen të hënën në një zonë në juglindje të Kretës.
Kujtojmë se të premten është lëshuar një NAVTEX, për ushtrime në zonën midis Rodosit dhe Kastellorizo.
Kjo lëvizja nga Ankaraja zyrtare vjen vetëm 24 orë para samitit të 10 nëntorit, ku do të diskutohet sërish çështja e Turqisë dhe Greqisë.
Tensionet mes dy vendeve kanë rinisur në fillim të muajit gusht, kur një anije turke nisi lundrimin në Egje, për të kryer kërkime. Pala greke kërkoi që Turqia të mos kërcënonte, dhe në krah i doli BE dhe Franca.
Në kuadër të marrëveshjeve mes autoriteteve Turqia tërhoqi anijen e saj, Oruc Reis, në shtator përpara përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur mosmarrëveshjen.
Ndërkohë në muajin tetor anija turke ka filluar sërish lundrimet në Egje.
Ky veprim ka rritur sërish tensionet ku Greqia ka akuzuar Tuqinë se ky është një provokim dhe në rast se nuk tërhiqen nuk ka vend për dialog.
Por, anija 1 javë më parë është kthyer në port, duke shënuar kështu një tërheqe nga ana e Turqisë.
Gjithsesi, duket se situata, mund të tensionohet sërish.