Bota
Turqia rikthen izolimin nga Covid-19
Në përpjekje për të vënë nën kontroll pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, Turqia, vendos masa shtesë kufizuese.
Presidenti Erdogan tha se: Në fundjavë, do të vendoset një shtetrrethim, me përjashtim të orëve 10.00 – 20.00
Po ashtu do të ketë kufizim të lëvizjes për personat mbi 65 vjeç dhe nën 20 vjeç. Situata në vend është e rëndë, pavarësisht zhvillime premtuese në lidhje me vaksinat, por kërcënimi vazhdon.
Erdogan theksoi se shkalla e infeksioneve të reja dhe vdekshmërisë në disa qytete, veçanërisht në Stamboll janë tejet shqetësuese.
Ndërkohë që u theksua edhe njëherë se mësimi Online do të vazhdojë, deri në fund të vitit.
Orari i punës së bizneseve të tilla si restorante dhe berberë do të jetë ndërmjet orës 10 dhe 20:00.