Connect with us

Kronike

U ndoq për shkak të orës policore por i drejtoi pistoletën, polici vret me 2 plumba 25-vjeçarin pranë shtëpisë së tij në Tiranë…

Tiranë-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, ku 25 vjeçari Klodjan Rasha është qëlluar për vdekje nga një polic, në lagjen e tij, pak metra larg shtëpisë. I riu nuk i është bindur urdhrit të policit për të ndaluar, dhe pasi është ndjekur që nga rruga “Don Bosko” ku është konstatuar për shkak se ai ka thyer orën policore, i ka drejtuar armën efektivit, çka ka bërë që ky i fundit të reagojë duke e qëlluar.

Rasha, pas disa thirrjeve nga ana e policisë për të ndaluar, nuk është bindur dhe është larguar me vrap, duke i drejtuar punonjësit të policisë armën që mbante me vete. Në këto kushte Rasha është qëlluar me 2 plumba nga polici, një në shpatull dhe një në kokë, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital. Në momentin kur është qëlluar ai ka qënë në lagjen e tij, pak metra larg shtëpisë.

Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth policia ka njoftuar se ka gjetur një armën e zjarrit që mbante i riu. Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se zona është e pajisur me kamera sigurie, çka mund të sjellin edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkaq 25 vjeçari rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai është dënuar për plagosje të lehtë me dashje dhe për heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016. Për ngjarjen e sotme menjëherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe policia. Edhe prokurori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen.

Njoftimi i policisë së Shtetit

Me datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, sherbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta. Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar. Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri.

I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital.Menjeherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia. Prokurori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen nga Sherbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB dhe nga Policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme. Vijon puna intensive nga grupi hetimor për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *