Connect with us

Politike

U pyet për kritikat e Dritëro Agollit, socialistja e Ramës jep përgjigjen absurde

“Spiropalizimi” i Partisë Socialiste duket se kreu i kësaj partie, kryeministri Edi Rama po e zgjeron gjithnjë e më shumë me figurat që po promovon.
Figurat e vjetra dhe me karrierë në parti, kryesocialisti Edi Rama duket se ka si qëllim që t’i zëvendësojë me “ushtarë” të bindur dhe servila ndaj tij, duke mos patur fare rëndësi për të gafat që lënë në publik apo se sa të lexuar janë.
Socialistet e reja që po promovon Rama duket se po shkojmë nga gafa në gafë, ndoshta me qëllim për t’u rritur në karriera si “shoqja” Ilva Gjuzi, e cila u bë menjëherë zëvendësministre.

Këtë herë ka qenë anëtarja e Akademisë Politike të PS-së, Marjana Prenga, e cila synon që Rama ta fusë në listat e kandidatëve për deputet, ajo e cila ka bërë gafën e radhës në televizion.
Në një intervistë televizive, teksa u pyet nëse në Akademinë Politike është diskutuar ndonjëherë mbi shkrimtarin Dritëro Agolli, kritikat e të cilit çuan në krijimin e Partisë Socialiste moderne, Prenga la të kuptohej se nuk e njihte ish-deputetin e ndjerë socialist dhe as vizionin e tij për të majtën shqiptare

Marjana Prenga u përgjigj se nuk diskutojnë për tema që nuk lidhen me Partinë Socialiste dhe të majtën, pra me pak fjalë, për socialisten e re të Ramës, shkrimtari Dritëro Agolli nuk ka lidhje me forcën politike ku ajo bën pjesë.

DISKUTIMI
Pyetja: Po te Akademia Politike që keni ndjekur, është folur për kritika ndaj PS?
Marjana Prenga: Absolutisht që po, edhe për kritika edhe për programet që do ndjekim në vazhdim, edhe për “Shqipërinë 2030” që ne e kemi tashmë një vizion të qartë.
Pyetja: Po për kureshtje, për Dritëro Agollin është folur në Akademi?
Marjana Prenga: Nuk kemi bërë diskutime që lidhen jashtë Partisë Socialiste. Ne kemi bërë diskutime që lidhen me të majtën, me vizion që do të ketë PS. Me mënyrën si PS duhet të implementojë politikën e saj për secilën nga shtresat që kemi në fokus. Tani ne do kalojmë në fazë tjetër, sepse vizioni ynë përsa i përket atyre programeve që kishim në 2013 janë plotësuar tashmë.

Pyetja: Marjana, ndryshimi i emrit të Partisë Socialiste dhe asaj që sot është PS ka ardhur pas një fjalimi madhështor të Dritëro Agollit, i cili ka patur kritika dhe rezerva ndaj PS. Pra është pjesë e të majtës dhe asaj që sot është PS.
Marjana Prenga: Po pse mendon që në 2024 do vazhdojmë akoma të ngelemi. Ne themelet i kemi.
Pyetja: Por historia është e rëndësishme!
Marjana Prenga: Patjetër që historia është shumë e rëndësishme, por për ne është më i rëndësishëm progresi.

Advertisement