Connect with us

Bota

U pyet për marrëdhëniet se*ksuale/ 19-vjeçarja mbytet nga i dashuri pas intervistës televizive

Një 19-vjeçare që u detyrua të bënte rrëfime turpëruese personale në një program reality-TV, me shpresë të fitonte një çmim financiar, është vrarë nga i dashuri i saj disa javë më vonë në Peru.

E reja ishte e ftuar në programin e kontestuar ‘reality’ ku pretendohet “të thuhet e vërteta”, por u vra nga i dashuri i saj një muaj pasi fitoi çmimin  $4,000 për përgjigjet e 18 pyetjeve intime e personale.

E ndjera Ruth Thalia Sayas Sanchez ishte konkurrentja e parë e programit në stil amerikan “Momenti i të vërtetës” në Peru, ku duhet t’i përgjigjej 20 pyetjeve te sikletshme personale teksa kontrollohej nga ‘detektori i gënjeshtrës’, për të fituar çmimin në para.

Prezantuesi Beto Ortiz pyeti Ruth një numër pyetjesh intime dhe më pas i tha: “A mendon se prindërit e tu do të ishin krenarë po të dinin punën që bëje?”

Kjo e vuri në siklet 19-vjeçaren e ndjerë teksa prinderit e saj dhe i dashuri ishin në audiencën e emisionit.

Prindërit e saj besonin se ajo punonte në një ‘call-centre’ por vajza tha të vërtetën se punonte në një klub nate dhe dy herë kishte pranuar para në këmbim të seksit. Ndërsa më pas mes të tjerash, tha se ishte me të dashurin e saj “derisa të gjente diçka më të mirë”. Rrjedhimisht ajo mori çmimin prej 15,000 soles peruane, që janë ekuivalente e rreth 4000 dollarëve.

Gjashtë javë më vonë Ruth u gjet e vdekur, me shenja mbytjeje dhe gjithashtu e helmuar, sipas policisë.

I dashuri i saj Bryan Romero, u arrestua dhe pranoi vrasjen. Ai tha se e kishte helmuar një tableta gjumi dhe më pas e kishte vrarë, ndërsa trupin me ndihmën e një shoku e kishte fshehur në Jicamarca, në periferi të kryeqytetit Lima, më 11 shtator.

Shumë kritikë fajësojnë për vdekjen e adoleshentes programin vulgar të zbulimeve personale e seksuale por prezantuesi Beto Ortiz refuzoi pretendimin duke thënë: “Kjo i jep një alibi mbrojtësve të këtij krimineli pa shpirt”.

Bota

Përplasje e ashpër Meloni – Macron në samitin e G7

Dita e parë e samitit të G7 që po mbahet në Puglia të Italisë është mbyllur me një përplasje të ashpër mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe presidentit francez Emmanuel Macron. Mes të dyve dihet që nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie të mira dhe ky ishte rasti për të përplasur edhe një herë brirët.

Presidenti francez shigjetoi kryeministren italiane duke u shprehur se “është për të ardhur keq që fjala abort mungon në deklaratën përfundimtare të G7. Janë ndjeshmëri të ndryshme, por unë respektoj zgjedhjen e popullit italian…” Një batutë ndaj Melonit e bëri edhe kur u pyet për kampionatin europian. “Pjeprat (meloni italisht) janë më të fortë, por bilanci mbetet po ai”.

Kjo ka ngjallur reagimin e kryeministres italiane që akuzoi Macron se po bën fushatë elektorale brenda G7: “Nuk ka asnjë arsye për të debatuar për çështje për të cilat kemi rënë dakord prej kohësh. Unë besoj se është thellësisht e gabuar, në kohë të vështira si këto, të bësh fushatë duke përdorur një forum të çmuar si G7” – tha Meloni.

Agjencia e lajmeve ANSA shkruan se përplasja mes të dyve lidhet me zgjedhjen e posteve drejtuese të Bashkimit Europian. Në dritën e rritjes së forcave të djathta, Macron synon të konfirmojë shpejt Ursula von der Leyen dhe ruajtjen e aleancave të karakterizuara nga status quo-ja. Kur e pyetëm se nëse Meloni tani është më e fortë, kreu i Elysee e tha troç: “Balancat politike në Europë kanë ndryshuar relativisht pak”.
G7 ka rënë dakord për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të ofruar ndihmë të re për Ukrainën. Është një nga “rezultatet konkrete” që Meloni synonte si presidente i radhës e “7 të mëdhenjve” . Me pak fjalë, rezultati i deritanishëm i samitit është pozitiv për kryeministren italiane. “Jam e lumtur, sigurisht”, buzëqeshi ajo teksa kalonte pranë gazetarëve dhe fotografëve përpara se të merrte pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit.
Continue Reading

Bota

Sherr i dhunshëm në Parlamentin italian, deputetët grushtohen pas diskutimit në sallë

Një sherr mes deputetëve shpërtheu në Parlament gjatë diskutimit për autonomi të diferencuar me deputetin e Lëvizjes Pesë Yjet, Leonardo Donno, i cili po përpiqej t’i jepte një flamur trengjyrësh ministrit Calderoli, u godit dhe u rrëzua përtokë.

Menjëherë më pas ai u largua nga salla me karrocë. Sipas asaj që u raportua nga Marco Grimaldi i Avs, ishte një anëtar i Lega Nord ai që goditi Donnon  gjatë zhurmës.

Menjëherë është thirrur konferenca e kryegrupeve të Dhomës.

Kishte një protestë nga opozita kundër reformës së autonomisë së padiferencuar: në sallë u vendosën flamuj trengjyrësh dhe u përmend himni i Mamelit, ndërsa disa deputetë pushtuan bankat e qeverisë duke thirrur “turp”.

Seanca u ndërpre menjëherë. Pak para se të dilnin nga dhoma, disa deputetë brohoritën “Bella ciao”.

Continue Reading

Bota

Putin planifikon vizitën e radhës në Korenë e Veriut, Kim Jong Un mburret për “miqësinë e pamposhtur”

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë se vendi i tij ka një “miqësi të pamposhtur” me Rusinë, teksa së shpejti pritet që presidenti rus Putin të vizitojë vendin aziatik.

Duke shënuar Ditën Kombëtare të Rusisë, Kim tha se takimi i tij me Putinin në një objekt nisjeje hapësinore ruse vitin e kaluar ngriti lidhjet e “marrëdhënies së tyre strategjike shekullore”.

Mesazhi erdhi pasi gazeta ruse Vedomosti të hënën raportoi se Putin do të vizitonte Korenë e Veriut dhe Vietnamin në javët e ardhshme.

Një zyrtar në Vietnam i tha Reuters se udhëtimi në Vietnam ishte planifikuar për 19 dhe 20 qershor, por ende nuk është konfirmuar. Kremlini ka thënë se Rusia dëshiron të nxisë bashkëpunimin me Korenë e Veriut “në të gjitha fushat”, por nuk e ka konfirmuar datën e vizitës së Putin.

 

 

Kim udhëtoi në Lindjen e Largët të Rusisë shtatorin e kaluar, duke vizituar qendrën e nisjes hapësinore të Vostochny Cosmodrome, ku Putin i premtoi se do ta ndihmonte në ndërtimin e satelitëve.

Pheniani dhe Moska kanë rritur gjithnjë e më shumë marrëdhëniet diplomatike dhe të sigurisë, duke pritur delegacione qeveritare, parlamentare dhe delegacione të tjera në muajt e fundit.

Continue Reading

Bota

Tmerr, mbyti ish-gruan me kabllo elektrik dhe shkoi në polici me trupin e saj në bagazh

Një tjetër rast femicidi është regjistruar në Itali dhe këtë herë ka qenë e rëndë mënyra sesi burri ka vepruar pasi i ka marrë jetën ish-partneres së tij.

Mediat italiane raportojnë se pasi i mori jetën ish-partneres, 48-vjeçari nga qyteti i Modenas u paraqit në komisariatin e policisë, duke mbajtur trupin e saj të pajetë në bagazhin e makinës që kishte parkuar jashtë.

Andrea Paltrinieri më pas ka pranuar se ka vrarë ish-partneren, Anna Sviridenko, duke rrëfyer se e ka mbytur me një kabllo elektrike dhe i ka mbuluar fytyrën me një qese plastike për t’ia bërë të pamundur frymëmarrjen.

Viktima ishte dyzet vjeç, me origjinë italo-ruse. Ajo punonte në Modena si radiologe. Sipas të dhënave të hetimeve të deritanishme, Paltrinieri ka kryer krimin pasi nuk ka pranuar që ish-partneres së tij t’u besohej kujdestaria e dy fëmijëve të mitur.
Continue Reading

Bota

Vrau 19-vjeçarin gjatë aksionit, arrestohet oficeri francez (Detajet)

Një oficer policie francez është duke u marrë në pyetje, pasi një 19-vjeçar dyshohet se u qëllua për vdekje teksa u përpoq të ikte nga një ndalesë trafiku për shkak të shpejtësisë, thanë prokurorët.

Viktima ishte mes tre personave në makinë kur policia u përpoq t’i ndalonte pranë Cherbourg-en-Cotentin në Normandi, Franca perëndimore të dielën vonë, tha prokurori i shtetit Pierre-Yves Marot në një deklaratë.

Shoferi dyshohet se refuzoi të ndalonte dhe vazhdoi të ngiste makinën, përpara se të ndalohej nga një makinë e dytë e policisë, sipas deklaratës. Të tre pasagjerët e mjetit më pas tentuan të largoheshin në këmbë.

Njëri u arratis, një tjetër u ndalua dhe një tjetër dyshohet se u qëllua nga një oficer në gjoks, tha zyra e prokurorit.  “Personi i tretë, një 19-vjeçar nga Cherbourg-en-Cotentin, u përball me oficerët e patrullës së dytë dhe u përplas me njërin prej tyre ndërsa përpiqej të ikte,” pretendoi prokurori në citatet e cituara nga agjencia e lajmeve AFP.

 

 

“Oficeri më pas përdori një armë trullosëse”, ndërsa një koleg “përdori armën e shërbimit, duke e goditur për vdekje në gjoks”. Oficeri po mbahet për t’u marrë në pyetje mbrëmjen e së hënës nga departamenti i punëve të brendshme të rregullatorit policor IGPN. Ngjarja vjen pothuajse një vit pasi trazira intensive dhe të përhapura përfshinë Francën pas vrasjes së një 17-vjeçari gjatë një ndalese trafiku në periferinë e Parisit, Nanterre. Një polic në atë rast u akuzua për vrasje.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING